Deri më sot, kemi parë shumë personazhe të famshme, të cilët përveçse kanë pranuar orientimin e tyre të ndryshëm seksual, edhe kanë ndërhyrë në trupin dhe pamjen e tyre të jashtme për t’u shndërruar në atë që ato ndjejnë se janë në të vërtetë.
I tillë është rasti i mundësit legjendar të sportit të WWE, Gabbi Tuft, i cili ka ndërruar gjininë e tij duke u kthyer krejtësisht në femër, ndërsa është kthyer edhe në një fenomen në rrjetin social TikTok.
“Mundësi 127 kilogramësh dhe bodybuilderi që të tjerët shikonin në ekran apo live në sallat e tejmbushura të këtij sporti aq shumë të dashur, kur shihej para pasqyrës ishte një tjetër person,” u shpreh Tuft.
Tuft debutoi me emrin Tyler Reks në vitin 2009 në këtë sport, atëherë kur peshonte plot 127 kilogramë, me një trup muskuloz e të lakmuar nga të gjithë sportdashësit, por papritur ai ndryshoi gjininë e tij dhe u shndërruar në një femër.