Mbrëmjen e djeshme ka qenë momenti i shkëlqimit për Ernest Muçin i cili nga tre goditje drejt portës së Aston Villa-s dy prej tyre tundën rrjetën.
Gola të cilat i dhuruan fitoren Legia Varshavës së bashku me golin e Pawel Wszolek i cili gjeti portën në minutën e 3-të.
Një fitore e cila u dhuroi ekipit një trepikësh të vlefshëm për fazën e grupeve në Conference League.
Talenti shqiptar zbriti në fushë si titullar në një stadium me super atmosferë nga tifozët të cilët mbushën tribunat me parulla “Welcome to the jungle”.
Gjithçka nisi mirë për ekipin e yllit shqiptar pasi që në minutën e tretë rezultati ndryshoi nga një gol i Pawel Wszolek i cili i dhuroi avantazhin ekipit polak.
Ky rezultat nuk zgjati shumë pasi ndeshja u barazua në kohë rekord nga anglezët të cilët gjetën portën pas 3 minutash nga disavantazhi.
Më pas në lojë u fut karta shqiptare, Muçi i cili gjeti portën në minutën e 26 duke e dyfishuar rezultatin dhe duke thyer mbrojtjen e portierit argjentinas, Emiliano Martinez.
Por pjesa e parë nuk u mbyll ne avantazh pasi Aston Villa gjeti portën sërish në minutën e 38 duke dërguar rezultatin në 2-2.
Pas pushimit dy ekipet u rikthyen në fushë dhe Muçi me një gol në minutën e 51 vulosi fitoren për ekipin e tij duke u kurorëzuar si hero i natës.
Rastet nuk patën fund për të gjetur portën nga të dy ekipet por goli i Muçit ishte përmbyllës i ndeshjes.