Modelja Arbenita Ismajli ka shqetësuar fansat e saj, me një foto që ajo ka postuar së fundmi në Instastory, ku shfaqet e përlotur, por nuk e ka shoqëruar me asnjë përshkrim.
E të gjithë filluan të mendojmë se kjo gjendje e saj vjen prej situatave të kaluar së fundmi me ish-bashkëshortin e saj, Fero.
Duket se modelja ka marrë shumë reagime për foton në mesazhe private, çka e ka detyruar atë të japë një shpjegim.
Sipas saj, lotët janë shkaktuar nga përdorimi i makijazhit.
Kujtojmë se modelja është në një proces divorci me ish-reperin Fero, i cili u largua nga muzika për t’iu përkushtuar fesë Islame.