Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe nuk dihet fati i nëntë të tjerëve pas përmbytjeve ditën e djeshme në Meksikë.
https://twitter.com/i/status/1706402048852255020
Kreu i agjencisë lokale të Mbrojtjes Civile, Juan Ignacio Arroyo Verastegui, tha për Agence France-Presse (AFP) se shirat e dendur goditën shtetin Jalisco për rreth dy orë, nga ora 5 e mëngjesit deri në 7 të mëngjesit.
https://twitter.com/i/status/1706428369716359195
Shirat e rrëmbyeshëm përmbytën shtëpitë dhe dyqanet në Outlan, një qytet me rreth 60,000 banorë. Rreth 100 ekipe shpëtimi janë angazhuar në një operacion për gjetjen e të zhdukurve.