-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Pentito” fut në “rrjetë” “Topuzin” dhe djalin e “Lilit të Rrushkës”

Kryesoret

Sipas dëshmisë së Artan Tafanit është arritur të zbardhen dhe vrasjet e Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit, ngjarje të ndodhura në shtetin grek. Këto dy vrasje janë kryer me pagesë për llogari të Laert Haxhiut. Ndërsa në pranga gjatë operacionit policor kanë rënë dhe dy emra të njohur të botës së krimit në Pogradec, Mariglen Topuzi dhe Firdeus Berberi.

Komunikimi i arrestit Firdeus Berberit së bashku me Laert Haxhiut i është bërë në një burg të Greqisë. Berberi është djali i Ilir Berberi alias “Lilit të Rrushkës”, aktualisht në burg për mbajtje pa lejë të armëve. Mes personave të arrestuar në Pogradec është dhe Bledar Berberi, vëllai i Meard Berberi i njohur në Pogradec me nofkën “Koro”, sipas gazetarit Elton Qyno. Bledar Berberi dhe Mariglen Topuzi janë arrestuar teksa qëndronin në ambjentet e një kafeneje në qëndër të Pogradecit.

Vrasjet që janë zbardhur pas dëshmisë së Artan Tafanit;
-Vrasja e Alban Semakut (“Elton Kinezi”), i njohur si anëtar i bandës së Aldo Bares.
-Vrasja e Albi Bashaliut në Elbasan.
-Vrasja e Fridmand Xhaferraj në Korçë, u gjet i lidhur dhe hedhur ne rezervuar.
-Vrasja e biznesmenit Çajup Selimi
-Në Greqi janë vrarë Lulzim Qorri dhe Dikens Halili

Hapet “kutia e zezë”/ Kush e harroi bishtin e cigares që zbuloi 6 vrasjet e bujshme?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit