Moderatorja shqiptare, Fjoralba Ponari, është tepër aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.
Ditën e enjte, ajo ka postuar një video, ku shfaqet duke qeshur me lot, teksa tregon historinë që i ndodhi në ashensor.
Djali 5-vjeçar i komshies së saj e ngacmonte shpesh, ndërkohë që dje e kishte pyetur për vitin e lindjes së saj, që të dinte a mund të martohej dot me të.
“Jam e vitit 1994, ” iu përgjigj ajo.
“Waaaaa, a i mban mend dinozaurët?” e ka pyetur vogëlushi, pyetje e cila ka bërë që moderatorja të mos pushojë së qeshuri.