-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet vendore/ OSBE-ODHIR del me raport final: Blerja dhe fshehtësia e votës shqetësuese

Kryesoret

OSBE-ODHIR ka publikuar raportin final në lidhje me zgjedhjet vendore të 14 majit në Shqipëri.

Në raportin e publikuar bëhet me dije se zgjedhjet e 14 majit ishin përgjithësisht të mire administruara.

Sipas OSBE-ODHIR, konkurrentët mund të bënin fushatë lirisht, por rastet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore në nivel qendror dhe lokal, pretendimet për presion ndaj punonjësve të sektorit publik dhe votuesve, dhe pretendimet për blerje votash ishin shqetësuese.

Sa i takon ditës së zgjedhjeve, OSBE shprehet se ishte përgjithësisht paqësore, procesi u ndikua negativisht nga raste të shumta të ndërhyrjeve partiake si dhe nga problemet teknike dhe procedurale, votimi i gjerë në grup dhe problemet me fshehtësinë e votës.

Këto janë disa nga konkluzionet kryesore nga raporti përfundimtar për zgjedhjet vendore në Shqipëri 2023, i publikuar sot nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).

Raporti ofron 27 rekomandime për afrimin e zgjedhjeve në Shqipëri në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit