-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë la pas Princeshë Diana që mbeti në modë përgjithmonë?

Kryesoret

Është fakt dhe të gjithë e dinë se Princeshë Diana është një ikonë e modës. Por ka disa detaje në veshjet e saj, që jo të gjithë i kanë kushtuar vëmendje, të cilat bëhen më të dukshme teksa i hedhim një shikim për herë të dytë fotove.

Varësja me iniciale

Princeshë Diana ka qenë personi i parë që ka vendosur një varës me iniciale, madje para martesës me Princ Charlies.

Getat me të njëjtën ngjyrë si veshja

Princeshë Diana jo vetëm kombinonte këpucët me veshjet, por edhe ngjyrën e getave, stil i cili është “përqafuar” herë pas here dhe nga Dukesha Kate.

Geta me detaje

Ato nuk bien në sy menjëherë, por teksa i shikon këto geta, sa vjen dhe dashurohesh me stilin e Princeshës.

Bizhuteri me domethënie të veçantë

Ndjeshmëria e Dianës shpesh depërtohej në dashurinë e saj për modën, veçanërisht në bizhuteritë e saj. Ajo mbante shpesh në dorë një byzylyk me shkronjat , “H” dhe “W” për Harry dhe William, si dhe një “X” për të festuar dhjetë vjetorin e saj me Princin Çarls.

Unazë tek gishti i vogël i dorës

Gjatë viteve të hershme të martesës së saj, princesha shpesh u pa me një unazë të “Cartier” në gishtin e vogël të dorë, dhe që tërhoqi shumë vëmendje. Pasi Diana filloi të vendoste unaza në gishtin e vogël, ajo menjëherë u shndërrua në modë.

Varëse pas shpinës

Kjo ishte hera e parë që Princesha vendosi të vërë varësen pas shpinës, pasi edhe fustani që kishte veshur atë mbrëmje e favorizonte këtë gjë.

Doreza me ngjyra të ndryshme

Mos thoni që dorezat duhet të jenë në të njëjtën ngjyrë. Princeshë Diana e ka vërtetuar se dukesh shumë bukur edhe në këtë formë.

Simboli i mbretëreshës në veshjen e saj

Në disa prej veshjeve të saj u pa një karficë zbukuruese. Por nëse e shikoni më vëmendje, ato kanë imazhin e mbretëreshës të stampuar.

Sytë me lapsa me ngjyrë

Sepse ajo nuk është thjeshtë një ikonë mode, por një ikonë bukurie. Ajo i lyente sytë e saj me blu me lapsa me ngjyrë, dhe në këtë rast ia nxirrnin më shumë në pah sytë e saj të bukur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit