-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Babai i Laert Haxhiut: Prokuroret të “flenë mbi dafina”, nuk u vret djali im

Kryesoret

Këshilli i Lartë i Prokurorisë caktoi mbrojtje për prokuroren e SPAK-ut, Doloreza Musabelli  dhe prokurores së shkarkuar të Lushnjës, Merita Selimi. Mbrojta ndaj prokurores Musabelli dhe Selimit, që ende e ka statusin e magjistrates, ka ardhur pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, sipas të cilit, dy prokurorët ishin në shënjestër të Laert Haxhiut.

Babai i Laert Haxhiut, Qamil Haxhiut deklaroi sot se akuzat janë të pavërteta. “Ajo (prokurorja) të flejë e qetë mbi dafina, ne nuk kemi asnjë lloj, as me Dolorezën, as me Meritën dhe as me një njëri tjetër, marrëdhënie hakmarrje. Ato punojnë në emër të shtetit dhe jo biznesit” tha ai te “TopNews”.

Sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, të dyja prokuroret janë ndjekur për disa muaj, ku përgatitja e Laert Haxhiut dhe anëtarëve të grupit të tij, ishte vrasja e tyre ose të familjarëve.

Prokurorja Selimi hetoi Haxhiun, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin për masakrën e vitit 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu.

Dy vite hetime dhe më pas Selimi shpalli moskompetencë për dosjen, duke ia kaluar SPAK dhe prokurores Doloreza Musabelliu, ku aktualisht ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, ndërsa ka ende në fazë gjykimi Laert Haxhiun, i pa ekstraduar akoma nga Greqia.

“O baba dëgjo…”! I ati i Haxhiut rrëfen bisedën me djalin: Kujt i intereson “prerja” e kokës?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit