-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nobeli për Mjekësi u jepet shkencëtarëve që zbuluan teknologjinë e vaksinave për COVID

Kryesoret

Çmimi Nobel për Mjekësi u është ndarë shkencëtarëve që e kanë zbuluar teknologjinë mRNA për vaksinat kundër koronavirusit.

Katalin Kariko dhe DreW Weissman do ta ndajnë çmimin e këtij viti.

Kjo teknologji ka qenë eksperimentale para pandemisë së koronavirusit, mirëpo me të janë krijuar vaksina për miliona njerëz në botë.

Teknologjia e njëjtë – mRNA – po synohet të përdoret edhe për sëmundje tjera, përfshirë edhe kancerin.

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.9 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit