-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia liron Milan Radoiçiçin: Nuk duhet të shkosh në Kosovë

Kryesoret

Dje e arrestoi dhe sot e liroi. Gjykata në Beograd ka vendosur që të lirojë ish-n/kryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç lidhur me sulmin që ndodhi në 24 shtator në Banjskë, ku u vra efektivi i policisë, Afrim Bunjaku. Prokuroria deklaroi se armët i kishte siguruar në Bonje. Gjithashtu gjykata i ka ndaluar largimin nga vendi duke i marrë pasaportën. Radoiçiç pasi Prishtina nxori pamjet se kishte marrë pjesë në sulmin në Kosovë e pranoi se ishte ai organizatori dhe drejtuesi. Kosova ka kërkuar që të ekstradohet për t’u gjykuar dhe dënuar për krimin.

Gjykata e Lartë në Beograd ka lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd, pasi ka dëgjuar të pandehurin për arsyet e caktimit të paraburgimit, ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për të urdhëruar paraburgimin për shkaqe ligjore për shkak të rrezikut nga ikja.

Në të njëjtën kohë, sipas të pandehurit i është caktuar masa e ndalimit për t’u larguar nga vendbanimi, e cila i ka ndaluar të largohet nga territori i Republikës së Serbisë pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në territorin në Kosovë dhe i është urdhëruar që çdo datë 1 dhe 15 të muajit të paraqitet në organin kompetent në stacionin policor, po ashtu i është konfiskuar përkohësisht dokumenti i udhëtimit, përkatësisht pasaporta e Republikës së Serbisë. I pandehuri akuzohet për veprën e prodhimit, mbajtjes, mbajtjes dhe trafikimit të paautorizuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese” thotë gjykata, citojnë mediat serbe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit