Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i është referuar sërish menaxhimit të krizës së emigracionit në fjalën e saj të parë nga samiti në Spanjë.
“Jam e kënaqur, jemi çdo gjë tjetër veçse të izoluar. Ne kemi nevojë për mbështetjen e gjithë Europës,” tha ajo.
Referuar mosmarrëveshjeve që kanë lindur ditët e fundit mes Italisë dhe Gjermanisë, Meloni shtoi se nesër do të ketë një takim shumë të rëndësishëm me kancelarin Scholz.
“Nesër do të takohem me kancelarin Scholz, ditët e fundit kemi biseduar me telefon. Takimi i nesërm do të jetë një mundësi për të parë se si mund të bëjmë përparim veçanërisht në dimensionin e jashtëm.
Italia votoi pro Paktit të Migracionit dhe Azilit sepse këto janë rregulla që ne i konsiderojmë më të mira se ato të mëparshmet, por propozimi italian nuk ka të bëjë me vazhdimin e debatit për akomodimin e atyre që hyjnë ilegalisht në Europë. Ne jemi të interesuar të ndalojmë imigracionin e paligjshëm,” ka deklaruar Meloni për gazetarët nga Spanja.
Granada, punto stampa prima del Vertice della Comunità Politica Europea. pic.twitter.com/0f3nk5vD3J
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) October 5, 2023