-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Politika e PPP-ve “gropë” financiare/ Sterilizimi mori 76 mln € nga xhepat e qytetarëve

Kryesoret

Ilir Rrapaj është aksioneri më i madh i kompanisë “SaniService” në kontratën e partneritetit publik privat të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale – i cili u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 76 milionë euro deri në fund të vitit 2022.

Por Rrapaj ishte njëkohësisht edhe klienti më i madh i “SaniService”, duke marrë pagesa prej 1.7 miliardë lekësh ose rreth 16 milionë euro në total përmes dy kompanive të tjera të tij, GlobalSher dhe Albamed 2014 përgjatë viteve 2016-2021.

Të dhënat e siguruara nga hetimi 3-vjeçar i Prokurorisë së Posaçme tregojnë se pasi u shpall fitues i koncesionit, Rrapaj dhe një rreth i ngushtë bashkëpunëtorësh krijuan një rrjet kompanish të reja për t’i ofruar shërbime kompanisë koncesionare “SaniService”.

Këto kompani u faturuan taksapaguesve shqiptarë miliona euro shërbime, ndonëse nuk është e qartë se sa prej punëve u kryen realisht prej tyre.

Ilir Rrapaj u arrestua më 17 gusht me akuzën e “mashtrimit me pasoja të rënda”, së bashku me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifim të dokumenteve. Hetime po zhvillohen gjithashtu për rolin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe ish-ministrit të Financave, Shkëlqim Cani në dhënien e koncesionit të sterilizimit.

Sipas vendimit gjyqësor për masat e sigurisë, Ilir Rrapaj u paracaktua si fitues i koncesionit të sterilizimit dhe në favor të tij u manipulua studimi i fizibilitetit. Hetimi ekspozoi gjithashtu favorizimin e subjektit privat në tavolinën e negociatave si dhe pagesa të dyshimta dhe fryrje të kostove gjatë zbatimit të kontratës.

Dosja hetimore e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale i dha një goditje të rëndë modelit të partneritetit publik privat që qeveria e kryeministrit Edi Rama ndoqi në sektorin e shëndetësisë, që pas ngjitjes në pushtet në vitin 2013. (lexo ketu investgimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit