Sot në mëngjes në Tuzla të Bosnje Hercegovinës janë gjetur të ngjitur kudo postera që paraqesin ndarjen e këtij shteti mes Serbisë dhe Kroacisë.
Në poster shkruhet “Ndarja për të cilën po luftojmë”.
Policia thotë se po heton dhe po punon për identifikimin e personave që kanë vendosur posterat.
“Sot, në orët e mëngjesit, gjatë një xhirimi në terren, zyrtarët policorë të UP-së së Tuzllës – PS Qendër kanë vërejtur posterët e përmendur dhe i kanë hequr nga disa lokacione. Për ngjarjen është njoftuar prokurori kantonal, sipas udhëzimeve të të cilit policët po ndërmarrin masat dhe veprimet e nevojshme për identifikimin e personave që kanë vendosur posterat,” tha policia vendase.