Seance plenare e ditës së sotme në Kuvend ka përfunduar ashtu siç ka nisur, plot tensione dhe debate të forta.
Për veç debateve deputetët e opozitës kanë bllokuar disa herë foltoren duke mos lejuar kolegët e tjerë të flasin.
Ky akt erdhi pasi maxhoranca ka refuzuar të votojë ndryshimet për Reformën Zgjedhore.
Në një situatë të tillë u mor vendimi për anulimin e seancës së sotme.
Pas këtij anulimit të seancës Gazment Bardhi doli në një deklaratë për mediat ku u shpreh se tha se opozita ka të drejtë të caktojë përfaqësuesit e vet në komisionin e reformës zgjedhore.
“Ka një tentativë të qartë të grupit të PS për të penguar përfaqësimin e opozitës në këtë komision për të zvarritur realizimin e reformës zgjedhore.
Nëse opozitës i mbyllet çdo hapësirë, Kuvendi nuk mund të funksionojë në mënyrë normale. Kur nuk realizohen kërkesat e interpelancës, kur nuk lejohen komisionet, kjo do të thotë se parlamenti ka humbur çdo mundësi bashkëjetese normale mes pozitës dhe opozitës”, u shpreh Bardhi.









