-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aktivistja iraniane fiton Çmimin Nobel për Paqen

Kryesoret

Aktivistja iraniane fiton Çmimin Nobel për Paqen 2023. Narges Mohammadi, një avokate e burgosur iraniane për të drejtat e grave, fitoi sot çmimin Nobel.

Komiteti Norvegjez i Nobelit zgjodhi fituesin për çmimin më të rëndësishëm të paqes në botë mes 351 kandidatëve, duke përfshirë 259 individë dhe 92 organizata.

Mohammadi ka marrë disa dënime me burg që nga viti 2011 dhe aktualisht po mbahet në burgun famëkeq Evin të Teheranit për “përhapje propagande”.

Çmimi i Paqes është i vetmi nga çmimet Nobel që jepet në kryeqytetin e Norvegjisë Oslo dhe jo në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm.

Javën e kaluar janë shpallur çmimet e Mjekësisë, Fizikës, Kimisë dhe Letërsisë. Çmimi përfundimtar, për ekonominë, do të shpallet të hënën.

Këtë vit, çmimet janë me vlerë 11 milionë krona (990,000 dollarë) në secilën kategori.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit