“Nuk do doja që dikush të thoshte ‘Motrën time nuk do doja ta shikoja si Kiara, në një format si Big Brother, që shkon aty, lidhet me çuna dhe bën dashuri poshtë jorganit.”
Këto ishin fjalët me të cilat Arbana Osmani iu referua gjatë “Big Brother VIP” situatës së Teas dhe Luizit, për paragjykimet e këtij të fundit për pjesëmarrjen e vajzave në “Për’puthen”.
Mirëpo, sot kjo deklaratë e Arbanës po krahasohet me deklaratën e Albano Bogdos ndaj Beatrix. Një ndjekëse i ka kërkuar Arbanës të reagojë për ngjarjen.
“Me thënë të drejtën po prisja një reagim nga ty për gjithë situatën e krijuar për njërën nga personazhet e BBV2,“ shkruan ndjekësja.
“Aaa po lexova që Trixa do ndërrmerte rrugën ligjore që besoj është mënyra e vetme e duhur në raste të tilla,“ ia kthen Arbana.
Mirëpo, dikush tjetër e akuzon se Arbana është sjellë në të njëjtën mënyrë me Kiara Titon.
“Kurrësesi. E ke në youtube, dëgjoje dhe ridëgjojë dhe mos nxirrni fjalët e mia nga konteksti,” iu përgjigj moderatorja.