-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turqia: Neutralizuam 26 militantë në Siri, dy brenda vendit

Kryesoret

Forcat e Sigurisë të Turqisë vazhduan të premten sulmet ndaj militantëve kurdë në veri të Sirisë dhe në lindje të Turqisë, njoftuan autoritetet turke.

Ankaraja tha se do të vazhdojë t’i shkatërrojë resurset e tyre nëpër rajon, duke e përshkallëzuar konfliktin gati një javë pas sulmit me bombë në afërsi të Parlamentit turk në Ankara.

Ushtria i “neutralizoi” 26 militantë kurdë në veri të Sirisë gjatë natës, si hakmarrje për sulmin me raketë ndaj një baze turke, tha Ministria e Mbrojtjes.

Turqia e përdor shprehjen “neutralizim” për të nënkuptuar “vrasje”.

Si pasojë e sulmit me raketë në bazën turke nga milicia kurde e Sirisë u vra një oficer i Policisë së Turqisë dhe u plagosën shtatë policë dhe ushtarë më zonën Dabiç në veri të Sirisë të enjten mbrëma, tha Ankaraja.

Turqia, po ashtu, kreu sulme ajrore dhe i shkatërroi 30 caqe militante në zona tjera në veri të Sirisë, përfshirë një pus nafte, një magazinë dhe mburoja, tha Ministria e Mbrojtjes.

“Siç ka ndodhur në Irak, të gjitha aftësitë dhe burimet e të hyrave të organizatës terroriste në Siri do të vazhdojnë të shkatërrohen në mënyrë sistematike,” tha Ministria e Jashtme turke.

Në Turqi, dy militantët të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) u “neutralizuan” në provincën lindore Agri, gjatë një përleshjeje me njësitë ushtarake të cilat po e kryenin një operacion me ndihmën e një droni dhe një helikopteri, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya.

Ai tha se policia i arrestoi 75 njerëz të dyshuar për lidhje me PPK-në gjatë një operacioni në 11 provinca.

PPK-ja e mori përgjegjësinë për sulmin me bombë të së dielës në Ankara, ku u vranë të dy sulmuesit dhe u plagosën dy oficerë të policisë. Turqia tha se sulmuesit erdhën nga Siria, por kjo u mohua nga forcat siriane./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit