Ish-deputeti Dritan Bici, i cili ka shërbyer më parë edhe si kryebashkiak në qytetin e Gramshit për Partinë Socialiste, është vënë në pranga nga policia e Gramshit pasi është përplasur me efektivët. Ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar, por është bërë publike pasditen e djeshme. Bici është mbajtur tre ditë në qeli dhe më pas është liruar nga gjykata. Në një reagim për mediat përmes avokatit, Alban Duraj, Dritan Bici sqaron të vërtetën e ngjarjes sipas versionit të tij. Ai akuzon shefin e komisariatit Krenar Guçe se iu drejtua me ton kërcënues djalit dhe atij, por shton se debati vijoi më të sepse nuk e njihte.
Tentoi të godasë policët për një gjobë, arrestohet ish-kryebashkiaku i PS-së
Reagimi i plotë i avokatit të Dritan Bicit;
- Z. Dritan Bici, ditën e premte rreth orës 12.00 ishte në shtëpi dhe i ka bërë telefonatë Kryetari i Bashkisë Gramsh, Z. Besion Ajazi. Ai i kërkoi që të shkonte ta takonte tek Bar Turizmi, i tha se: “jam ulur me, Këshilltarët e Bashkisë Gramsh dhe dua të bëj një diskutim me ty dhe vellain e Z. Dritan Bici, Visin”.
- Z. Dritan Bici, shkoj tek vendi ku e la me Kryetarin dhe pasi u takua tek kafja ishte edhe Visi. Z. Ajazi i tha të dy vëllezërve, se: “…po iki në zyrë, ju pres aty, kur tju telefonoj, ejani tek zyra”. Të dy vellëzërit, Dritan dhe Visi ishin duke diskutuar ndërkohë që ishin në pritje të telefonatës së Kryetarit të Bashkisë, Gramsh. Pas pak erdhën me makinë 2 (dy) djemtë e Z. Dritian, Andritit dhe Aldeni, parkuan aty përpara lokalit dhe u ulën në tavolinë.
- Pas gati 5 min, vijnë disa policë i bihen bilbilit për makinën e Andritit. Ngrihet Andriti dhe shkon me vrap tek makina hynë në makinë për të hequr makinën. Sapo niset i dele para makinës një civil duke bërtitur me të madhe, toni ishte kërcënues dhe i lartë saqë tërhoqi vëmendjen e të gjithë qytetarëve që ishin aty afër. Këtë civil, nuk e njihte Z. Dritan, nuk e kishte parë ndonjëherë, i shkoj mendja për keq mos ky ishte ndonjë keqbërës dhe u ngrit menjëherë në drejtim të djalit.
- Civili kishte një veshje me: atlete të bardha, pantallona gri deri tek kycet e këmbëve pa corape dhe kimishë të bardhë hedhur mbi pantallona, veshje të cilën i ndaluari nuk e dalloj se ishte punonjës i Policisë së Shtetit dhe aq me tepër Drejtues i Komisariatit Gramsh. Z. Bici, u afrua dhe i tha se çfarë kishte që po i bërtiste djalit, Andritit, ik i tha mos u afro, Z. Dritan u shpreh se: “ik ti, çfarë ke me djalin tim që i bërtet”. Civili, në këtë moment i drejtohet policëve duke i thënë se merreni futeni brenda, Z. Bici i drejtohet policëve duke i thënë se cili është ky, policët u shprehen se ky është shefi i komisiariatit.
- Në momentin që Policët po e shoqëronin, i thanë Z. Bici se, ky ishte Shefi i Ri i Komisaritatit Gramsh, Krenar Guçe. Z. Bici u habit që ky të ishte shef Komisariati për nga: sjellja kërcënuese, arrogant duke ushtruar presion psikologjik ndaj djalit të tij dhe atij vet, asnjëherë nuk i shkoj mendja që ky mund të ishte punonjës policie për shkakë të këtij komunikimin të padenjë për një punonjës policie. Ky shef policie nuk kishte asnjë shenë dalluese, nuk iu prezantuar se kush ishte dhe nuk i tregoj asnjë dokument që ishte Punonjës i Policisë së Shtetit. Edhe pse nuk i tregoj asnjë dokument se ishte punonjës policie, duke qenë se policët me uniforëm i kërkuan të shkonte në komisariat, Z. Bici pranoj të shkonte në komisariat pa bërë asnjë rezistencë dhe asnjë kundërshti ndaj punonjësve të policisë por edhe ndaj civilit, shef komisariati.
- Në mënyrë të paligjshmë, Z. Dritan Bici është mbajtur në ambjentet e Komisaritatit Gramsh ku, i është bërë presion psikologjik nga ana e shefit të Komisariatit i cili i tregonte se çfarë do ti bënte. Ai është mbajtur nga ora 13.00 deri në orën 17.00 në mënyrë të paqartë dhe të pashpjegueshme. Rreth orës 17.30 e trasportuar pranë Drejtorisë së Policisë, Elbasan kur e mbajtën deri në orën 24.00 pa asnjë shkakë, vetëm për të t’i përmbushur egon një njeriu që vetem punonjës policie nuk munde të jetë e aq me keq, shef i komisiariatit Gramsh.
- Gjykata e Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm, Elbasan me Vendimin Nr. 692 datë 03.10.2023, ka vendosur: “Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit të kryer nga policia gjyqësore për personin nën hetim Dritan Bici”.