-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E trishtë! Nëna dhe babai hidhen para plumbave për të shpëtuar djalin

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant deklaroi se ka urdhëruar “rrethimin e plotë” të Rripit të Gazës, duke shtuar se autoritetet do ta ndërpresin rrymën, si dhe nuk do ta lejojnë futjen e ushqimit e as karburanteve. Izraeli deklaroi luftë formalisht të dielën dhe i dha ushtrisë dritën jeshile për “hapa të mëdhenj ushtarakë” për t’u hakmarrë ndaj Hamasit për sulmin befasues të së shtunës.

Situata është dramatike. Historitë njerëzore janë rrëqethëse. “Nypost” ka publikuar një shkrim ku evidenton faktin se një çift, Debbie Shahar Troen Mathias dhe bashkëshorti i saj, Shlomi Mathias kanë vdekur në sulmin në Izrael pasi dolën para plumbave të terroristëve të Hamasit, për të shpëtuar djalin e tyre.

Troen, një studiues izraelit në Universitetin Waltham, Massachusetts, thotë se vajza dhe dhëndri i tij janë mes të vdekurve. Siç tregon profesori të dy, po fshiheshin ndërsa luftëtarët e Hamasit hynin nëpër shtëpi për të vrarë njerëz, shkruajnë mediat e huaja.

“Terroristët hynë në shtëpinë e tyre dhe filluan  t’i qëllonin. Debbie dhe Shlomi ishin brenda një dhome të sigurt me djalin e tyre, Rotem Mathias, 16 vjeç, kur militantët hynë brenda. Ata dolën para plumbave për të shpëtuar djalin e tyre. Ata u përpoqën që të gjithë plumbat të binin mbi ta, në mënyrë që t’i shpëtonin jetën të birit, edhe pse një plumb qëlloi të riun në bark, ai shpëtoi,” tha Troen, shkruan “Dailymail“.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit