-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fotoja e nënës së dhunuar: Hajduti me kapuç më mori vathët, e kafshova!

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë u shënua në fshatin Shën e Premte të Divjakës që i ka tronditur të gjithë. Dy persona, Adrian Balla e Gentian Keçi që tashmë janë arrestuar akuzohen se dhunuan dhe grabitën një të moshuar 81-vjeçe. Kaleme Dardha jeton e vetme.

Ajo ka dëshmuar në polici se dy personat në fjalë, që i ka njohur ishin të maskuar dhe e goditën nga pas. “Hajdutët ishin me kapuç. Më goditën nga pas. Më mori vathët dhe unazën.

Pastaj ai më futi gishtat në gojë dhe unë e shtrëngova edhe pse nuk i kisha dhëmbët, në atë moment ai më lëshoi. Por gjaku im rridhte rrëke, nuk ndjeja asnjë dhimbje. Kur më lëshoi, doli jashtë” tha e moshuara 81-vjeçe.

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar ashpër pas grabitjes dhe dhunimit të të moshuarës Kaleme Dardha. “Nëna në foto është Kaleme Dardha, barbarisht e dhunuar! Është nga Shën e premte, Divjakë.

Tre ditë më parë, dy horra po nga ky fshat, kanë hyrë dhunshëm në shtëpinë e saj, për të vjedhur, kanë vjedhur gjithçka gjetën. 82 vjeç, e vetme, i ka rezistuar grabitësve, të cilët e kanë dhunuar barbarisht, katandisur kështu siç e shihni”, bënë të ditur Braçe.

E moshuara e dhunuar Kaleme Dardha

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit