-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Laerti donte ta vriste”! Prokurorja e SPAK-ut e pranishme në gjyqin kundër Haxhiut

Kryesoret

Gjykata e Posaçme shtyu për në 19 Tetor seancën për gjyqin që po zhvillohet kundër Laert Haxhiut dhe anëtarëve të tjerë të grupit për masakrën e Lushnjes ndodhur në 2017-tën ku u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, shënjestër ishte nipi i Aldo Bares. Seanca e sotme u shty për shkak se nuk ishte njoftuar dëshmitari i fundit Arsen Gjuta për të qenë i pranishëm.

Vëmendjen e tërhoqi prania e prokurores së SPAK-ut, Doloreza Musabelliu, e cila sipas dëshmisë së të penduarit Artan Tafani ishte në shënjestër të Laert Haxhiut për ta vrarë. Laert Haxhiu ndodhet në Greqi i arrestuar, ku ka kërkuar që të mos ekstradohet në Shqipëri me pretendimin se i rrezikohet jeta.

Ai ka refuzuar takimin me përfaqësues të ambasadës shqiptare në burgun e Koridhalos në Athinë, ku do të vihej në dijeni për procesin që po mbahet në Gjykatën e Posaçme për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës në vitin 2017.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit