Kombëtarja shqiptare mundi 3-0 Çekinë në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, aty ku për 90 minuta dominuam, dhuruam spektakël dhe në fund u shpërblyem me atë çfarë meritonim, 3 pikë.
Më pas nisi festa në rrugë, sheshe dhe cdo shtëpi shqiptare me këngë dhe valle.