Foto ilustruese
Mediat në Prishtinë zbardhin detaje të reja për fëmijën 5-vjeç që u gjet i vdekur dje në Raskovë të Obiliqit. Shoqata Kosovare e Kërkim-Shpëtimit ka njoftuar se fëmijën e kanë gjetur të vdekur pas një operacioni kërkimor.
Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Agron Borovci ka deklaruar për Indeksonline se i mituri u gjet i vdekur në lumë.
“Rreth orës 18:15 është pranuar informata ndërlidhur me dyshimet për rënien në lumë të një fëmijë rreth pesë vjeç, në fshatin Raskovë të komunës së Obiliqit.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vijuar kërkimet dhe gjurmimet në terren.
Rreth orës 20:30 është raportuar pë gjetjen e trupit të fëmijës por fatkeqësisht pa shenja jete. Aktualisht po trajtohen rrethanat që karakterizojnë ngjarjen” deklaroi Borovci.