Olta Gixhari këtë sezon mban rolin e anëtares së jurisë në “Dancing With The Stars”.
E ftuar në “Më lër të flas”, aktorja tregoi se ndihet mirë në këtë pozicion, teksa tregoi se kërcimin e njeh që e vogël.
“Është pozicion shumë i këndshëm. E kam dashur atë pozicion, e kam pëlqyer gjithmonë, mendoj që më rri. Mendoj që di të flas për kërcimin, sepse unë kam kërcyer nga klasa e pestë deri në vit të katërt të gjimnazit, me trupën profesioniste në Durrës”, tha Olta.
“Vetëm balet klasik nuk kam bërë, të gjitha zhanret i kam bërë. Kam qenë kërcimtare. Ëndrra ime kur kam qenë e vogël ka qenë të bëhesha balerinë. Pastaj kalova te aktrimi, sepse nuk mbaja dot puantet”, shtoi aktorja.
E pyetur nga vëllezërit Veshaj nëse ka konkurruar për velinë në ‘Fiks Fare’, Olta e pranoi se gjatë adoleshencës ka konkurruar për të qenë velinë e emisionit investigativ “Fiks Fare”, por nuk u përzgjodh se ia bënë me hile.