Ish-missi i Uruguait Sherika de Armas vdiq në moshën 26-vjeçare. Lajmi për vdekjen e të resë u bë i ditur më 13 tetor dhe vëllai i saj Mayk de Armas e konfirmoi lajmin e hidhur në rrjetet sociale. Sherika de Armas u diagnostikua me kancer në qafën e mitrës. Sherika De Armas përfaqësoi Uruguain në konkursin Miss Bota 2015.
Mediat lokale raportuan se ajo vdiq javën e kaluar pas një beteje dyvjeçare me kancerin e qafës së mitrës. Miqtë dhe të afërmit e shkatërruar nga vdekja e saj i kanë dërguar ngushëllimet familjes së saj përmes rrjeteve sociale, sipas mediave.