Ashtu si ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç pak ditë më parë edhe kryeministrja serbe Ana Brnabiç e bojkotoi foton familjare të samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.
Në fund të pjesës së parë të samitit, të gjithë liderët u mblodhën për foton familjare ndërsa e vetmja që mungoi ishte kryeministrja e Serbisë.
Brnabiç bojkotoi pasi fotoja u realizua me flamujt e vendeve pjesëmarrëse, mes tyre edhe flamuri i Kosovës. Kryeministrja serbe u bashkua me liderët e tjerë pasi u fiksua fotoja familjare dhe nisi shfaqja me këngë e valle.