Në Tiranë është zhvilluar ditën e sotme samiti i Procesit të Berlinit. Të pranishëm ishin liderët e BE-së dhe të Ballkanit. Pjesa e parë e punimeve të samitit te Piramida u mbyll me një performancë me këngë e valle nga të gjitha vendet e Ballkanit.
Shfaqja ishte organizuar nga artistë të komuniteteve minoritare për kulturën dhe traditën përmes kërcimit. Një mesazh i qartë për vendet e Ballkanit lidhur me mënyrën si trajtohen minoritetet në Shqipëri. Ndoshta një mesazh indirekt edhe për Greqinë.