Dy persona kanë mbetur të vrarë në Bruksel të Belgjikës mbrëmjen e kësaj të hëne. Pas të shtënave, autori u largua nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim. Hetuesit thonë se po e trajtojnë ngjarjen si terrorizëm.
BBC shkruan se viktimat janë suedezë, ndërsa shton se ekipi suedez i futbollit ndodhet aktualisht në Belgjikë, për të luajtur ndeshjen për kualifikueset e Euro 2024, megjithatë nuk është e qartë nëse viktimat ndodheshin në Bruksel për të parë ndeshjen.
Ndërkohë, në Twitter, disa përdorues kanë publikuar pamjet e sulmit, ndërsa shprehen se autori bërtiti “Allahu Akbar”. Zyra federale e prokurorit tha se i ka parë pamjet, por për momentin nuk mund të konfirmojë nëse ai është autori.