Mbrëmjen e sotme nga Tirana Presidenti francez, Emmanuel Macron reagoi në lidhje me sulmin terrorist në Bruksel, ku u vranë dy shtetas suedezë. Macron e hapi fjalën e tij duke thënë se Europa është e tronditur nga sulmi terrorist.
“Franca u prek nga një sulm terrorist javën e kaluar, preku një profesor të frengjishtes, barbaria goditi përsëri duke sulmuar ata që mësojnë këtë gjuhë, që prej hekujsh shpërndan vlera, ndriçim, shpresë dhe juve e përmendët plotësisht këtu.
Gjendem këtu para jush ku para disa minutash, Brukseli u godit nga një atentat terrorist, që i mori jetën dy europianëve, dy suedezëve. Evropa jonë është e tronditur”, theksoi ai