Ditën e sotme kryetari i bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla është marrë i pandehur për korrupsion zgjedhor. Prokurori Edvin Kondili i ka njohur akuzën në prani të avokatit. Por për çfarë bëhet fjalë? Rasti lidhet me zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit 2022.
Atëherë Memolla ishte kryetar komanduar i Bashkisë së Rrogozhinës dhe kandidat i Partisë Socialiste. Ai u regjistrua në një audio-përgjim duke ndërhyrë tek OSHEE për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një familjeje të varfër në këmbim të votave.
Në bisedën telefonike me një grua, Memolla konfirmoi se ishte takuar më herët me telefonuesen, të cilës i kishte garantuar mos-ndërprerjen e energjisë, në këmbim të votës për zgjedhjet e 6 marsit.
E më pas në telefon del elektricisti që kishte shkuar për ndërprerjen e energjisë, të cilit Memolla i kërkon që të mos ia ndërpresë energjinë sa t’i marrin votat, e për të justifikuar veprimin, ai vetë do t’i paguante faturën e një muaji.
Pjesë nga biseda telefonike;
Kryetari: O Rim, ça bën o, a do ia prisni, po lene të kalojë këtë muaj o burrë…
Elektricisti: Po e kaloj këtë muajin, po muajin tjetër?!
Kryetari: Po muajin tjetër, shohim e bëjmë… Shif t’i matrim ato, ça kemi me i marrë, se jemi në zgjedhje…
Elektricisti: E di, e di, po ça të bëjmë ne…
Kryetari: Po hajde se ia jap unë një muaj, sa lek ka…
Elektricist: Po ajo ka pesë muaj, sikur ka një muaj ajo…
Kryetari: Po paguaj një unë, pastaj të tjerat sa t`ia shtysh në qoftë se ke ndonjë problem aty…
Elektricisti: Problem e kemi ne se na kanë heqë nga dy javë të punës…
Kryetari: Pse, pse s`keni pre eee…
Elektricisti: Po…
Kryetari: Hajde se do diskutojmë një çikë me Edin, lëre sot, se do flas çik me Edin unë….
Elektricisti: Mirë..
/5pyetjet.al