Banori i parë i shtëpisë më të famshme në Kosovë “Big Brother Vip”, ishte këngëtari i njohur shqiptar Blero Muharremi.
Prej kohësh, Blero është shkëputur nga karriera e tij muzikore e duket se ka nisur një eksperiencë të re në këtë reality show.
Ai premtoi se do të japë më të mirën nga vetja, ndërsa sigurisht u pyet edhe për statusin e tij, ku theksoi se është ‘single’ dhe pse jo po i jep një shans tjetër vetes për të gjetur sërish dashurinë.
Pas Bleros, në BBVK 2 u futën edhe plot konkurrentë të tjerë, personazhe të njohur në Kosovë dhe jo vetëm. Mes tyre ishte edhe transgjinorja Edona James, emri i vërtetë i së cilës është Kujtim Shehu.
Ish-banori i këtij formati, Getinjo,ka reaguar pas hyrjes së Edonës duke u ‘tallur’ me artistin.
“Blero kësaj here mos dështo,” u shpreh ai.
Ky reagim duket si një thumb për Bleron pasi vitin e kaluar u nda nga gruaja e tij, Afrona Dika, e më pas bëri bujë për një tjetër romancë të re.