-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nikeli, nevojat për përpunimin në Shqipëri

Kryesoret

Minerali i nikelit vlerësohet që në të ardhmen globalisht do të bëhet një prej mineraleve të shumëkërkuar si burim lënde e parë për industri të zhvilluara me shpejtësi kohët e fundit, në kuadër të ekonomisë së gjelbër, si ajo e baterive, etj. Mineralet më të rëndësishme prej nga nxirret Ni janë pentlanditi (Ni, Fe) 9 S 8 me përmbajtje 22-42% Ni, mileriti NiS, që përmban 64.7% Ni, nikelina NiAs, që përmban deri 44% Ni.

Në lateritet, mineralet kryesore të Ni janë limoniti (Fe, Ni) O (OH) dhe garnieriti (hidrosilikati i nikelit), nepuiti, anabergiti etj. Vendet kryesore të pasura me minerale të nikelit janë Australia, Brazili, Kanadaja, Kuba, Indonezia, Kaledonia e Re, Rusia, Filipinet, Afrika e Jugut, etj. Burimet gjeologjike të identifikuara globalisht me bazë tokësore me një përmbajtje mesatare prej rreth 0.5% nikel ose më shumë, kanë të paktën 350 milionë tonë nikel metal, të shpërndarë 62.4% në lateritet dhe 37,5% në mineralet sulfide. Burime të gjera të nikelit gjenden gjithashtu në dyshemenë e oqeanit që sipas identifikimeve të deritanishme përmbajnë rreth 300 milionë tonë nikel metal.

Burimet totale gjeologjike (A+B+C1+C2) të vendburimeve të xeherorëve të nikelit në Shqipëri vlerësohen të jenë rreth 310 milionë tonë xeheror Fe-Ni dhe Ni-Si, me një përmbajtje mesatare prej 1,06% Ni dhe 0,044% Co (230,3 milionë tonë xeheror Fe-Ni me përmbajtje 1,027% Ni dhe 0,038% Co dhe xeheror nikel-silikati 81,4 milionë tonë, me përmbajtje 1,145% Ni dhe 0,061% Co; pra rreth 3,22 milionë tonë nikel metal ose rreth 0,49% e rezervave të identifikuara në botë të këtij minerali). Konsumi i nikelit në vitet e fundit ka qenë në intervalin prej 2-3 milionë tonë metrikë përmbajtje metalike. Kohët e fundit, më shumë se gjysma e rezervave për nxjerrjen e nikelit metal përdorin përpunim hidrometalurgjik…Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit