Albert Deliaj, pronari i televizionit “TV 6+1 Vlora” është vënë në hetim nga policia pasi ka kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit për shkak të një lajmi gazetaren Afrovita Hysaj.
Lajmi i publikuar prej saj kishte të bënte me rastin e 26-vjeçares nga qyteti i Vlorës, e cila dyshohet se është nxitur të përdorte lëndë narkotike nga disa shtetas, 3 prej të cilëve më pas dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Autoritete ligjzbatuese kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kanosjen e bërë nga gazetarja. Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona si të dyshuar, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.
Policia ka arrestuar 2 shtetas, Oltjan Tahirin dhe Albi Cenon dhe ka shpallur në kërkim Gentjano Mehmetin pasi akuzohet se dyshohet të kenë detyruar të përdorë lëndë narkotike dhe më pas kanë abuzuar seksualisht me të me dhunë.
Sipas bluzave të bardha vajza ka qëndruar pa ndjenja për disa orë në spital, më pas është përmendur.