Pritjes i erdhi fundi. Pasditen e sotme në orën 16:15 në “Camp Nou” do të luhet “El Clasico” e parë e këtij sezoni.
Barcelona dhe Reali i Madridit zbresin në fushë në një tjetër betejë të një rivaliteti historik dhe në një moment mjaft të mirë që po kalojnë në La Liga dhe Europë.
Me dyshimet nëse do të jetë Levandovski, një gjë është e sigurtë, kjo do të jetë “El Clasico” e parë për Jude Bellingham, ylli i ri i Realit të Madridit që ka lënë në hije brazilianët dhe pjesën tjetër.
“El Clasico” luan sot aktin e 253-të, me bilancin që thotë 99 fitore për Barcelonën, 52 barazime dhe 101 fitore për Realin e Madridit.