-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia “ngrihet në këmbë” për ta gjetur! Një i vdekur në Tropojë

Kryesoret

Foto ilustruese

Një person ka ndërruar jetë në Tropojë. Viktima është 80-vjeç. Sipas policisë, familja e denoncoi të humbur, pasi doli dhe nuk u kthye më. Nga kontrolli që u bë në territor u gjet i vdekur në bjeshkët e Pojanit.

“Më datë 30.10.2023, në Komisariatin e Policisë Tropojë kanë njoftuar familjarët e shtetasit D. B., 80 vjeç, banues në fshatin Kojel, se ky shtetas kishte dalë në bjeshkët e Pojanit, që ditën e djeshme dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kontrollet, në bashkëpunim me banorët e zonës, për gjetjen e shtetasit D. B.  Gjatë kontrolleve, në bjeshkët e Pojanit, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit D. B.

Gjatë këqyrjes paraprake në trupin e këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune.  Grupi hetimor vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së shtetasit D. B.” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit