26 vjet pas ngjarjes, Fran Marashi, njëri nga të dënuarit përjetë për masakrën e Kuçovës në vitin 1997 pas arrestimit dhe ekstradimit nga Italia në vitin 2007 në Shqipëri kërkoi rigjykim, pasi procesi kundër tij është bërë në mungesë. Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën dhe ka vendosur ta rikthejë për gjykim në Shkallën e Parë.
Ditën e sotme Fran Marashi nga burgu i Peqinit është dërguar në gjyq për seancën e parë. Gjyqtari i dosjes është Erjon Bani dhe prokuror Alfred Shehu. Seanca u shty duke u lënë kohë në dispozicion që të njoftoheshin lidhur me rihapjen e procesit familjarët e viktimave. Masakra e Kuçovës ndodhi 17 qershor 1997, ku mbetën të vrarë 5 persona, mes tyre 4 policë dhe u plagosën 6 të tjerë, të gjithë punonjës policie.
Të vrarët:
• Miltiadh Koçi, punonjës i policisë
• Arjan Shemuni, punonjës policie
• Asllan Selami, punonjës policie
• Ilia Bano, punonjës policie
• Roja i vilës së Protoduarëve
Të plagosurit:
• Thimi Tanku, punonjës policie
• Ylli Dhamo, punonjës policie
• Neim Gjeroveni, punonjës policie
• Ëngjëllush Pasha, punonjës policie
• Arben Bega, punonjës policie
• Shkëlqim Selfo, punonjës policie
Të dënuar për masakrën:
- Musa Protoduari, me burgim të përjetshëm
- Shkëlqim Protoduari, me burgim të përjetshëm
- Fran Marashi, me burgim të përjetshëm
- Fatbardha Protoduari, me 25 vjet burg,
- Sokol Ndreu
- Gjovalin Ndreu
- Preng Miri
- Gjelosh Miri