Në lidhje me situatën e regjistruar kohët e fundit në Kuvendin e Shqipërisë deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka reaguar për mes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.
Gjekmarkaj shkruan se Shqipëria nuk është as në pandemi dhe as në gjendje të jashtëzakonshme që mbledhjet t’i zhvillojë online.
Ai më tej shtoi se kjo që po bën mazhoranca tregon se ajo po i fshihet ballafaqimit me opozitën, ndërsa thekson së gjithmonë ka qenë kritik edhe kur opozita e kishte emrin PS.
“Ne kërkojmë që Kushtetutës ti hapet dera dhe ajo të rikthehet mes nesh. Ne kërkojmë të drejtën e përfaqësimit legjitim në Reformën Zgjedhore, të drejtën e ngritjes se tre komisioneve hetimore me firmat e 45 deputeteve dhe mos ndërhyrjen e kundërshtarëve tanë politik në çështjet e grupit parlamentar të PD”, thuhet ne reagimin e Gjekmarkajt.
Ai më tej i kërkoi Edi Rames që t’u rrijë deklaratave të tij në vendet perëndimore. Pasi sipas Gjekmarkajt nuk mund të ketë dy Shqipëri: një në fjalimet e Ramës në samitet e BE qofte edhe në Tiranë dhe një tjetër që vë në diskutim konceptin e Opozitës në një shoqëri demokratike.
“I kerkoj Edi Rames tu rrijë deklaratave të tij në vendet perendimore, këtë nuk ja njoh vetes për dobësi . Nuk mund të ketë dy Shqiperi: një në fjalimet e tij në samitet e BE qofte edhe në Tiranë dhe një tjeter që vë në diskutim konceptin e Opozites në një shoqëri demokratike.
Nese ai se ben ne jemi ketu per të perfaqesuar popullin opozitar e më shumë se kaq të gjithë ata që besojnë të pluralizmi dhe demokracia. Fshehja tregon frike. Mbledhjet online tregojnë ikjen nga thelbi i krizës,” shkroi më tej ai.
Shkrimi i plotë