E ndërsa deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar Komisionin e Ekonomisë, socialistët janë ulur në një kafene pranë Kryesisë së Kuvendit duke pritur orën 16:00 për të zhvilluar komisionin online. Në tavolinë kanë edhe një tepsi të vogël me bakllava. Blerina Gjylameti bën një provokim për opozitën. Videoja është publikuar nga Erion Braçe.
“Ne, gati për mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë; buxheti i shtetit për vitin 2024, paketa fiskale për vitin 2024! Rrogat, pensionet, taksat-përfshi TVSH, për mëshqerrat shtatzëna e jo vetëm, bletët dhe insektet e mira, për produkte biologjike, për supermarketet e gjithë Evropës! Vo: Bakllavaja e bërë me grurin e ri, miellin prej tij, bërë në Myzeqe” shkruan Braçe në Instagram-in e tij.