-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkarkoi punonjësin, pezullohet shefi i Stomatologëve

Kryesoret

Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda është pezulluar nga detyra për shkak se akuzohet se ka shkarkuar pa të drejtë një punonjës.

Nga hetimet ka rezultuar se Deda nuk ka zbatuar rregulloren e brendshme për zgjedhjet e reja të Komitetit Drejtues, dhe pavarësisht se i kishte përfunduar mandati si drejtues ka shkarkuar pa të drejtë nga detyra një punonjës.

“Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “Election”.

Shpërdoroi detyrën duke shkarkuar pa të drejtë një punonjës, ekzekutohet masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune disamujore në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Election”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, për Nikoll Dedën 68 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën si Kryetar i Urdhrit të Stomatologut, nuk ka zbatuar rregulloren e brendshme për zgjedhjet e reja të Komitetit Drejtues, dhe me afat të përfunduar si mbajtës i këtij posti, ka shkarkuar pa të drejtë nga detyra një punonjës” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit