“BBC” shkruan se një folës në radio në Filipine është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt. Juan Jumalon, i njohur si DJ Johnny Walker, u qëllua brenda studios së tij në shtëpi, tha policia. Presidenti Marcos Jr dënoi vrasjen e gazetarit të radios “me fjalët më të forta”.
Katër gazetarë janë vrarë që kur Marcos Jr mori detyrën në qershor të vitit 2022, tha Unioni Kombëtar i Gazetarëve në Filipine. “Sulmi është edhe më i dënueshëm pasi ndodhi në shtëpinë e vetë Jumalon, e cila shërbeu gjithashtu si stacion radio”, tha sindikata.
Jumalon po transmetonte drejtpërdrejt kur i dyshuari, hapi derën dhe hyri në kabinën e regjistrimit ku e qëlloi për vdekje. Policia tha se nuk kishte dijeni për ndonjë kërcënim të mëparshëm.