Një 41-vjeçare nga Devolli ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi dyshohet të jetë helmuar nga kërpudhat.
41-vjeçarja mësohet se është dërguar fillimisht në spitalin e Bilishtit për ndihmë mjekësore, por duke qenë se gjendja e saj paraqitej e rëndë ajo u transportua drejt spitalit të Korçës, ku aktualisht ndodhet e shtruar në reanimacion.
Sipas gazetares, familjarët kanë deklaruar para uniformave blu të Devollit se gruaja ka ngrënë kërpudha.