Kryediplomati i SHBA-së, Antony Blinken, ka udhëtuar në Lindjen e Mesme, me përpjekjet për të qetësuar një situatë që po del jashtë kontrollit.
Vështirësitë hasen në ç’do ndalesë madje duke dhënë arsye të shumta për pesimizëm se po jepen shenja përparimi. Sfida kryesore për Antony Blinken, është gjetja e një rruge të mesme për të gjitha palët. Një rrugë e cila për momentin, nuk ekziston.
Në takimin e ditës së premte Z.Blinken dha inkurajimin e tij ndaj liderëve izraelitë.
Një armëpushim i përkohshëm në këtë armiqësiishte tema e takimit.
Kjo në mënyrë që të lehtësohet dhe dhënia e ndihmave humanitare gjithashtu të inkurajojnë lirimin e pengjeve. Një kërkesë e refuzuar mjaftë shpejt nga kryeministri i Izraelit.
Të shtunën vizitoi Jordaninë. Kryeministri i vendit, Ayaman Safadi nuk nguroi të shprehte qëndrimin e tij. “Izraeli është duke kryer krime lufte” u shpreh Z.Safadi.
Nga ana tjetër në SHBA, presidenti Biden i pyetur nëse po bëhej përparim drejt pauzave humanitare, reagoj vetëm me gishtin e madh të dorës dhe u përgjigj “mirë”.
Një kontrast total mes optimizmit të presidentit amerikan dhe situatës në terren. Si për të shpjeguar edhe më mirë tensionin që ka kapur këto zona, udhëtimi i Z.Blinken ditën e diel për në Ramallah, për tu takuar me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, u arrit duke kaluar me shpejtësi e mbrojtur nga Garda Palestineze.
Për më tepër Z.Blinken mbërriti në Irak i pajisur me jelekë të blinduar për udhëtimin nga aeroporti i Bagdadit në ambasadën e SHBA-së, ku më pas u nis për në një takim me kryeministrin Mohammed Shia’ Al Sudani.
Ndërkohë të hënën Z.Blinken mbërrin në Turqi. Vetëm një ditë pasi Erdogan tërhoqi ambasadorin e tij nga Izraeli.
Me shumë guxim diplomati tha se ndante të njëjtin opinion me Presidentin Biden për një armëpushim humanitar mes palëve por deri më tani asnjë prej tensioneve nuk është arritur të zbutet.
“Ka edhe komplikime reale që vijnë së bashku me përparimet” u shpreh Z.Blinken.
Inkurajime të cilat duket se në fund askush nuk po i blen. Pikërisht prej faktit sepse Izraeli dhe vendet arabe vazhdojnë të rrisin konfliktet mes tyre. Një situatë ku askush nuk do të favorizoj askënd në një marrëveshje.
Ditën e premte në takimin e Blinken me presidentin Izraelit dëgjoheshin thirrjet e protestuesve për pengjet e marra nga Hamasi.
Ndërkohë në Evropë dhe SHBA – protestuesit pro-palestinezë kanë dalë masivisht në rrugë. Demonstruesit u ngjitën në gardhin jashtë Shtëpisë së Bardhë në Uashington DC dhe mbushën rrugët në Paris, Londër dhe Berlin.
Në Stamboll, protestuesit zotin Blinken e quanin “bashkëpunëtor i masakrës”.
Një situatë e cila ka nevojë pikërisht për optimizmin e zotit Biden, një optimizëm i cili deri më tani ka mundur vetëm të komunikoj me palët e përfshira, por në asnjë moment të qetësoj konfliktin.