Një 84-vjeçar i cili u sulmua nga një pitbull pasditen e 2 nëntorit ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit. Pronari i cili braktisi qenin është arrestuar.
44-vjeçari Armand Lala, jetonte në një shtëpi të marrë me qira, ku brenda kishte 3 qen të racës pitbull.
Halil Basha nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda të marra në kokë e trup, pasi qeni doli nga rrethimi i banesës së Armand Lalës dhe sulmoi e kafshoi të moshuarin.
Pas ngjarjes pronari i qenve është arrestuar. Në dëshminë e tij në komisariat ai kërkon falje për ngjarjen, por kjo i shpëtoi jetën fqinjit dhe as atë nga akuza.