Real Madrid humbi mundësinë për të mbajtur kreun e La Liga-s, pasi barazoi në shtëpi me rezultatin 0-0 përball Rayo Vallecanos.
Entuziazmi për atë fitore në El Clasico largohet shumë shpejt nga Bernabeu, teksa ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti nuk arriti të merte fitoren e dytë radhazi në kampionat.
Tekniku Italian kërkoj të vendoste më në qendër të vëmendjes sulmuesit e tij, Vinicius dhe Rodrigo duke thurur dhe elozhe për ta në konferencën për shtyp, ku u shfaq dhe mjaft i sigurt se golat e Brazilianëve do të vinin në këtë përballje.
E megjithatë sfida tregoj komplet të kundërtën, me Realin i cili dominoj përball publikut të tij por pa mundur të shijojë aromën e golit. Një performancë e ulët dhe nga Bellingham, i cili nuk mundi të bënte diferencën ashtu si Vinicius dhe Rodrigo.
Nga ana tjetër ekipi i udhëhequr nga Francisco Rodriguez menaxhoj mjaft mirë lojën dhe kontrollin e topit, duke ngurtësuar ç’do aksion sulmues të të zotëve të shtëpisë.
Një barazim i cili dërgon Vallecanon në 8 ndeshje radhazi pa humbje, hera e parë në historinë e klubit spanjoll.
Java e 12-të e LaLiga-s sheh Gironën në krye të renditjes me 31 pik, një pozicion komplet i merituar.
Surpriza e këtij sezoni në Spanjë sheh veten tashmë 4 pik mbi Barcelonën dhe 2 pik mbi Realin e Madridit, madje duke regjistruar dhe sulmin më të mirë të kampionatit me 29 gola të shënuar.