-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kartona të kuq dhe gola, Tottenham humbet kundër Chelsea-t

Kryesoret

Tottenham pësoi disfatën e parë të këtij sezoni, 1-4 në shtëpi përball rivalëve të Chelsea.Një nga ndeshjet më emocionuese por dhe më të diskutueshme të këtij sezoni deri më tani.

Vendasit gjetën avantazhin me anë të Kulusevski-t në minutën e 6-të të sfidës, me blutë që panë  sistemin VAR ti anulonte 2 gola brenda pak minutash.

Sfida mori një rrjedh tjetër pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësit Romero dhe me Cole Palmer i cili nuk gaboj nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 35 të sfidës.

Fillimi i pjesës së dytë pa Tottenham të ngelej me 9 lojtarë në fushën e lojës. Udogie bëri një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Sterling dhe arbitri nuk nguroj ti tregonte kartonin e dytë të verdhë.

Në avantazh numerik sfida u bë më e thjeshtë për Pochettinon dhe skuadrën e tij me  Nicolas Jackson i cili tundi 3 herë rrjetën duke vulosur sfidën në shifrat 1-4.

Me humbjen e parë sezonale Tottenham bie në vendin e dytë në renditjen e Premier Ligë, me 26 pik.

Chelsea nga ana tjetër arrin në kuotën e 15 pikëve dhe mban vendin e 10-të në kampionat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit