Mbrëmjen e sotme do të startojë dhe raundi i 4-t i fazës së grupeve të UCL, ku e gjithë vëmendja bie tek grupi F, i quajtur “grupi i ferrit”.
Në Signal Iduna Park, në 18:45 do të luhet B.Dortmund- Newscastle. Të dy ekipet renditen me nga 4 pik dhe janë në ndjekje të Parisit që mbanë vendin e parë me 6 pik.
Gjermanët do kërkojnë të përsërisin atë sukses 0-1 të marrë në Angli ndaj rivalëve të tyre. Newcastle nga ana tjetër kërkon të bëjë surprizën në Gjermani, duke shfrytëzuar dhe formën e mirë që po kalon ekipi.
Në 21:00 në Milano, do të luhet sfida tjetër e grupit F, ajo mes Milanit dhe PSG.
Renditja nuk flet për të besuarit e Stefano Piolit, vendi i fundit në grup me vetëm 2 pik dhe asnjë gol i shënuar. Për më tepër përballë tyre ndodhet ekipi i cili 2 javë më par i mposhti me rezultatin e thellë 3-0.
Barcelona mund të siguroj kualifikimin për në fazën tjetër në rast triumfi ndaj Shakhtar Donetsk, ndërkohë Porto do kërkoj fitoren në shtëpi përballë Antwerp.
Ndër të tjera në grupin E, luhet Atletiko Madrit- Celtic dhe Lazio-Feyenoord, me hollandezët në krye të renditjes.
Ndërsa në grupin G do të luhet: Crevana Zvezda-RB Leipzig, Manchester City- Young Boys.