Vllaznia nuk po kalon një moment të mirë, si në renditjen e Superiores, aty ku për momentin ndodhet në zonën e ftohtë, ashtu dhe në frymën brenda ekipit.
Nga sa mësohet në pushimin e ndeshjes kundër Partizanit, tekniku i kuqebluve, Qatip Osmani, ka gjetur një situatë të ndezur debatesh mes lojtarëve në dhomat e zhveshjes.
Debatet kanë filluar për shkak të golave të pësuar në minutat shtesë me teknikun që ka kërkuar që analizat të bëhen prej tij dhe jo prej lojtarëve.
Pavarësisht kërkesës së llogarisë ndaj lojtarëve të tij duket se ka kërkuar që disa debate mes vetë lojtarëve të mbyllen shpejt.
“Të mos diskutohet tani ku u gabua. Të shikojmë çfarë do të bëjmë në pjesën e dytë. Nuk është koha për të parë dhe gjykuar njëri-tjetrin”, mësohet të ketë thënë tekniku.
Mirëpo, pavarësisht asaj që është diskutuar kuqeblutë nuk kanë arritur të reflektojnë në pjesën e dytë të takimit duke marrë një humbje të thellë 4-1.