Bayern Munchen është kualifikuar për në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve pasi arriti të fitonte me shifrat 2-1 ndaj Galatasarayt.
Në sfidën e luajtur në Gjermani vendasit vuajtën në pjesën e parë të takimit por falë një dy golëshi të Harry Kane në mbyllje të sfidës, arritën të siguronin 3 pikëshin e nevojshëm për të kaluar në fazën tjetër.
Megjithatë në grupin A mbetet gjithçka e hapur për vendin e dytë.
Manchester United mori një surprizë të hidhur në Danimarkë ndaj Copenhagen duke u mposhtur me shifrat 4-3.
Gjithçka nisi mirë për anglezët, Hojlund shënoj dy gola por kartoni i kuq i Marcus Rashford ndryshoj fatin e takimit me Copenhagen që arriti të përmbyste gjithçka dhe siguroj kështu fitoren e parë në fazën e grupeve.
Manchester United renditet i fundit në grupin A me vetëm 3 pik, 1 më pak se Galatasaray dhe Copenhagen.
Kualifikimin e siguroj dhe Reali i Madridit me një fitore të thjeshtë në “Bernabeu” 3-0 përball Bragës.
Ancelotti dhe të tijët udhëheqin të vetëm me 12 pik grupin C, të ndihmuar dhe nga hapi fals i Napolit i cili barazoi 1-1 në shtëpi përball Union Berlin.
Inter dhe Real Sociedat gjithashtu do të luajnë në fazën tjetër, kjo pasi fituan respektivisht ndaj Salzburgut dhe Benficës.
Të dy ekipet kryesojnë grupin D me nga 10 pik.