Lajm i trishtë. Foshnja që u gjet e braktisur në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit paraditen e djeshme në Tiranë, pak pasi kishte ardhur në jetë, nuk mundi të mbijetonte.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla njoftoi se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, vogëlushi nuk ia doli.
Më herët gjatë së mërkurës është identifikuar edhe nëna që e braktisi duke u arrestuar.
Flet nëna që braktisi foshnjën në bodrumin e pallatit në Tiranë